Milot Rashica buzëqesh në Premier League, e mposht ekipin e Brojës  

Futboll

Milot Rashica buzëqesh në Premier League, e mposht ekipin e Brojës  

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:55
Milot Rashica buzëqesh në Premier League, edhe një fitore dhe e mposht ekipin e Brojës  

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, edhe pse po vuan për të shënuar, megjithatë sot buzëqesh me fitoren e radhës me ekipin e Norwich-it, në takimin e javës së 12-të në Premier League. 

Norwich pas fitores me 2:1 në konak të Brentfordit, sot e mposhtën po ashtu me 2:1 Southampton-in. 

Norwich ka arritur edhe një fitore, që sado kodo i jep qetësi për javët në vazhdim.  

Rashica ka luajtur standard e u zëvendësua në minutën e 90-të, i cili ka treguar paraqitje të mirë. 

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, futet në lojë nga minuta e 57-të për Southampton-in.
Pukki (7') e Hanley (79' shënuan për Norwich-in dhe Adams (4') për Southampton-in.

Southampton renditet në pozitën e 13-të me 14 pikë e Norwich i 19-ti me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat