Josa ndjen keqardhje

Futboll

Josa ndjen keqardhje

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 22:18
Josa ndjen keqardhje

Trajneri i Laçit, Mirel Josa shprehu keqardhje për pikët lëna ndaj Partizanit duke i tërhequr veshin dhe mesfushës për gabimet e shumta në lojë ndaj të kuqve. Në prononcimin për SuperSport pas sfidës, Josa u shpreh:

“Të them të drejtën në pjesën e parë bëmë një lojë të mirë, pavarësisht rezultatit, ishim më të sigurte në mbajtjen e topit, filluam mirë pjesën e dytë sidomos në 10 minutat e para. Qoftë në gjuajtje nga distanca, pastaj humbëm duele nga dy krahët e mesit të fushës.

Për mendimin tim, me aftësitë që kanë futbollistët e mi duhet të mbanin topin dhe aty u vumë në presion që erdhën dy rastet të Partizanit, pasi sulmuan nga krahu i djathtë. Të gjithë kanë të drejtë të pretendojnë për pikë. S’mund të them që jam i kënaqur por ka dhe më keq.

Më mbush me optimizëm mënyra se si lojtarët nuk janë të entuziazmuar, por të mërzitur për pikët që lanë sepse ishin në avantazh. Mbas 10 minutëshit të parë të pjesës së dytë duhet ta menaxhonim më mirë lojën.

Zëvendësimet: Kam besim te gjithë futbollistët që kam, por për sa i përket dy mesfushorëve qendror Lushkja dhe Deliu, duhet të ishin shumë më të saktë në kontrollin e topit dhe në pasim. U vunë në presion nga Partizani, u thash dhe më para, se çfarë nxjerr loja, janë konkluzione që dalin mbrapa sepse e di aftësinë e lojtarëve që kisha në fushë dhe në stol.

Mazrekaj: Mazrekaj duhet të shfrytëzohet për aq sa driblon dhe alarmon mbrojtjen kundërshtare, dhe sot Markun e neutralizoi komplet. Duhet të pasonte në dy raste kur hyri në brendësi nga krahu i majtë”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat