“Kategoria e Parë”, 8 sfida interesante, mësoni cilat janë përballjet e ditës së sotme

Futboll

“Kategoria e Parë”, 8 sfida interesante, mësoni cilat janë përballjet e ditës së sotme

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:05
Ilustrim

Sot në orën 14:00, do të zbresë në fushën e lojës “Kategoria e Parë” me 8 sfida interesante, në kuadër të javës së nëntë të saj.

Plot 16 skuadra do të përballen me njëra-tjetrën, për të qenë protagonistë në “Kategorinë e Parë”.

Bylisi kryesues do të përballen në transfertën e vështirë të Apolonisë në “Adush Muça”, edhe Erzeni që ndodhet në vendin  e dytë do të luajë në transfertë me Tomorin që ndodhet në vendin e tretë.

Ndeshje interesante do jetë edhe ajo mes Korabit dhe Burrelit, Besa pret në shtëpinë e saj Maliqin, ndërsa Tërbuni do të përballet me Butrintin.

Shkumbini udhëton në transfertë për t’u përballur me Besëlidhjen, Turbina pret Vorën , ndërsa Pogradeci sfidon Lushnjen.

Ja të gjitha përballjet e ditës së sotme:

Tomori – Erzeni

Butrinti – Tërbuni

Besa – Maliqi

Besëlidhja – Shkumbini

Bylis – Apolonia

Turbina – Vora

Pogradeci – Lushnja

Korabi – Burreli 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat