United rrit ofertën për Zidane

Futboll

United rrit ofertën për Zidane

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:04
Zinedine Zidane

Zyrtarizimi i shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer tani është vetëm çështje orësh, pas humbjes turpëruese 4:1 ndaj Watfordit dje.

Ndërkohë, klubi anglez nuk po humb kohë dhe është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Solskjaerit.

Manchester United po përshpejton përpjekjet e tyre për të bindur ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, të marrë postin e trajnerit. 

United me sa duket ka rritur ofertën e tyre financiare për francezin 49-vjeçar për të pasuar Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford.

Zidane pati sukses të jashtëzakonshëm me Real Madridin në aventurën e tij të parë dhe do të ishte i interesuar ta provonte veten me Manchester Uniteditn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat