Bëhet hapja solemne e turneut

Futboll

Bëhet hapja solemne e turneut

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:22
Bëhet hapja solemne e turneut

Pas shumë viteve rikthehet turneu përkujtimor për legjendat e futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët humbën jetën në fshatin Volljakë të Klinës, me 22 nëntor të vitit 1987.

Sot zhvillohet ky turne, i cili do të jetë njëditor, për shkak të kalendarit të ngjeshur në futboll.

Pjesëmarrëse do të jenë katër ekipe: Dukagjini, Liria, Vëllaznimi dhe Prishtina.

Hapja solemne do të bëhet nga ora 11:00, kurse prej orës 12:00 zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes Dukagjinit dhe Lirisë, ndërsa më pas luhet edhe ndeshja tjetër mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Ndeshjet do të zgjasin vetëm 45 minuta, kurse turneu do të transmetohet në SuperSport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat