E quan sfidën më të vështirë

Futboll

E quan sfidën më të vështirë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:54
E quan sfidën më të vështirë

E quan sfidën më të vështirë sesa ato me Juventusin, Çelsin dhe Interin, por Antonio Konte është i kënaqur që do të sfidojë veten në stolin e Totenhemit.

“Kur vjen në një klub të ri, ti përpiqesh të jesh i fokusuar”, tha tekniku italian, i cili ka hequr edhe keçapin dhe majonezën nga menyja e “Spërsave”, ashtu siç bëri kur erdhi edhe te Çelsi.

“Duhet të përmirësohesh në fushë, taktikisht dhe fizikisht, por edhe psikologjikisht. Unë kam gjetur futbollistë me dëshirë të madhe për të punuar dhe përmirësuar.

Titulli? Ne do të luftojmë, këtë mund të premtoj. Kjo është një sfidë më e vështirë se Juve, Çelsi dhe Interi”, nënvizoi Konte përpara ndeshjes së nesërme kundër Lidsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat