Kjaer: Fitojmë dhe humbim bashkë

Futboll

Kjaer: Fitojmë dhe humbim bashkë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Kjaer: Fitojmë dhe humbim bashkë

Simon Kjaer ka kritikuar lojën e ekipit pas humbjes 4-3 të pësuar në kampionat kundër Fiorentina-s:

“Për mua është më e lehtë ta pranoj një humbje të tillë sepse kemi bërë edhe gjëra të mira dhe kemi treguar mentalitetin e duhur për të rikuperuar disavantazhin. Fitojmë bashkë dhe humbim bashkë”, ka thënë danezi për Milan TV.

“Ku duhet të përmirësohemi? Nuk mund të pësojmë 4 gola, kjo është ajo që duhet të mësojmë dhe të mbajmë mend. Çfarë na tha trajneri? Na ka thënë gjërat e duhura.

Tani duhet të punojmë për ndeshjen e së mërkurës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat