Infermieria e Milanit vazhdon e mbushur

Futboll

Infermieria e Milanit vazhdon e mbushur

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:53
Infermieria e Milanit vazhdon e mbushur

Fati i keq nuk ndalet së godituri skuadrën e Stefano Piolit. Lëndimet e reja goditën Milanin gjatë dhe pas pushimit kombëtar. Kur u duk se infermieria ishte e destinuar të zbrazej, u shfaqën probleme të reja…

Sipas raportimeve të MilanLive.it, problemi i Fikayo Tomorit është konfirmuar dhe do të duhet të vlerësohet përpara ndeshjes së së mërkurës kundër Atletico Madrid. Sa i përket Ante Rebic, hetimet e para rezultuan se bëhet fjalë për një dëmtim në kofshën e djathtë. Do të rivlerësohet për rreth dhjetë ditë. Ai me siguri do të humbasë të paktën dy deri në tre ndeshjet e ardhshme në kalendar.

Rikuperimi i Mike Maignan po ecën mirë, pas procesit të pritshëm pas dëmtimit të dorës së majtë dhe operacionit si pasojë. Portieri francez ka punuar në grup këto ditë dhe sot madje ka dale edhe ne porte duke veshur dorezat, dicka qe nuk e kishte bere javen e shkuar.

Ai kërkon të kthehet plotësisht 100%, por duhet të respektojë orarin e vendosur nga stafi mjekësor. Megjithate, ekziston shansi ta shohim ne fushe shume me heret nga sa ishte folur, pra te pakten ne gjysme te dhjetorit.

Gjatë ndeshjes Fiorentina-Milan, Rafael Leao u largua nga fusha, por ishin ngërçe dhe ai duhet të jetë rregullisht të mërkurën në ndeshjen e Champions League në Madrid. Priten përditësime për Davide Calabria, i cili ka shqetsime ne pulpe, pas ndeshjes me ekipin kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat