Ajaxi rikthehet në krye

Futboll

Ajaxi rikthehet në krye

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 18:58
Ajaxi rikthehet në krye

Ajaxi i Amsterdamit rikthehet në krye të Eredivisies, me pikë të barabarta me rivalët e PSV Eindhovenit falë suksesit 5-0 në fushën e Waalvijkut, ku “harkëtarët” dominuan në çdo aspekt, për të mos e vënë në diskutim trepikëshin.

Në minutën e 17-të, Haller i shërbyer nga Tadiq hapi serinë e golave për miqtë, për të ardhur më pas te goli i Berghuis pak para se të mbyllej pjesa e parë.

Sërish Berghuis në të 57-tën gjeti rrjetën për golin e 0-3, për t’ia lënë stafetën Tiberit në të 74-tën.

Llogaritë me Waalvijkun i mbyll Haller, që sikurse Berghuis sigloi dygolësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat