Llapashtica nuk është pjesë e Vllaznisë

Futboll

Llapashtica nuk është pjesë e Vllaznisë

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 22:12
Llapashtica nuk është pjesë e Vllaznisë

Fitim Llapashtica edhe zyrtarisht konfirmoi sot se nuk është pjesë e Vllaznisë nga Pozhorani, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B në futboll.  

“Nga data 8 nëntor, nuk jam  pjesë e KF Vllaznia Pozharan, ku isha angazhuar si kryetrajner.

KF Vllaznisë i dëshiroj suksese.

Jam i hapur për bisedime dhe i mirëpresë ofertat nga klubet e interesuara. 

Puna, angazhimi maksimal dhe profesionalizmi kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim”, njofton Llapashtica. Vllaznia zë pozitën e tetë me 13 pikë pas 13 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat