Klopp mohon largimin e Williamsit në janar

Futboll

Klopp mohon largimin e Williamsit në janar

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 22:38
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mohuar largimin e mbrojtësit Neco Williams në formë huazimi gjatë janarit.

Talenti i “Reds” ka dështuar të jetë rregullar shkaku i formës së lartë për mbrojtësin Trent Alexander-Arnold, që është mbrojtës i padiskutueshëm.

Ai ka zhvilluar vetëm tre paraqitje, por Klopp nuk ka plane që ta largojë në formë huazimi.

“Kemi shumë pak lojtarë. Gjëja e fundit është të mendoj të largojë lojtarë në formë huazimi”.

Williams ka zhvilluar vetëm shtatë minuta këtë sezon, me James Milner që ishte dy herë para tij.

Ai ishte titullar në Carabao Cup në raundin e katërt ndaj Preston North End dhe pritet të jetë titullar edhe në çerekfinale ndaj Leicester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat