Carrick: Jam i lumtur që e kreva punën që e kisha

Futboll

Carrick: Jam i lumtur që e kreva punën që e kisha

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:06

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ia kushtoi Ole Gunnar Solskjaerit fitoren e djajve të kuq kundër Villarrealit, e cila ia siguroi atyre kalimin në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Golat nga Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho ia dhanë Carrickut fitoren në ndeshjen e tij të parë si trajner i përkohshëm, pasi Solskjaer u shkarkua ditë më parë.

Kjo ishte fitorja e parë e Unitedin në katër ndeshjet e fundit dhe nënkupton se gjiganti anglez e siguroi biletën për fazën e eliminimit direkt.

“Iu kam thënë lojtarëve se nuk kanë qenë të lehta këto dy ditët e fundit për askënd në klub. E shijoj këtë fitore aq shumë por ky rezultat është për Olen dhe nuk mund ta shmang këtë”, tha Carrick pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që e kreva punën që e kisha për detyrë dhe që gjithçka shkoi sipas planit në fund”, shtoi ai.

Unitedi është lider i Grupit F me 10 pikë pas pesë ndeshjeve dhe e ka të sigurt vendi ne parë në grup.

Unitedi do të përballet me Young Boys në ndeshjen e fundit grupore më 8 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat