Al Hilal, kurorëzohet “mbret” i Azisë

Futboll

Al Hilal, kurorëzohet “mbret” i Azisë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:22
Al Hilal, kurorëzohet “mbret” i Azisë

Për herë të katërt në histori, ekipi nga Arabia Saudite,  Al Hilal, kurorëzohet “mbret” i Azisë në futboll.

Ekipi i drejtuar nga Leonardo Jardim triumfoi në finalen e Champions League për zonën e Azisë, teksa mundi rivalët e Pohang Stelers, ekipin nga Koreja e Jugut. Me duelin e përcaktuar prej kohësh për t’u luajtur në Riyad,

  Al Hilal dominoi dhe fitoi 2-0 falë një supergoli të Al Dawsari vetëm pas 16 sekondash lojë dhe golit tjetër të shënuar nga Moussa Marega.

Për Al Hilal është trofeu i katërt pas sukseseve të arritura në vitet 1991, 2000 dhe 2019. Tashmë kjo skuadër fiton të drejtën për të luajtur në Botërorin e Klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat