Perishiç mendon rikthimin në Bundesligë

Futboll

Perishiç mendon rikthimin në Bundesligë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:58
Perishiç mendon rikthimin në Bundesligë

Ivan Perishiç mendon rikthimin në Bundesligë.

Pas 5 sezonesh me zikaltrit, me të cilët arriti të shpallej kampion, kroati nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën dhe synon një aventurë të re në Gjermani, përpara se të rikthehet më vonë në vendlindje, për të mbyllur karrierën.

Për kroatin ka ende admirues nga kampionati ku u bë i njohur dhe janë Dortmundi me Wolfsburgun në garë për shërbimet e tij.

Për momentin, verdhezinjtë janë në avantazh, pasi e kanë të siguruar një vend në Europë, ndërsa Wolfsburgu mund të nisë bisedimet vetëm pasi të sigurojë kualifikimin në kompeticionet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat