Thiago: Nuk më interesojnë thashethemet

Futboll

Thiago: Nuk më interesojnë thashethemet

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:32
Thiago: Nuk më interesojnë thashethemet

Thiago Alcantara nuk do të largohet nga Liverpooli, por do ta respektojë kontratën me këtë klub.

Së fundm Alcantara ka komentuar zërat rreth një rikthimi të tij te Barcelona, duke thënë se nuk i interesojnë thashethemet.

“Nuk më interesojnë thashethemet, jam i fokusuar te përgjegjësitë e mia ndaj ekipit për sa vite do të zgjasë kontrata ime.

Dua të mësoj më shumë për aventurën që po kaloj në Premier Ligë dhe të përpiqem të fitoj të gjithë trofetë që mundem. Unë jam shumë besnik ndaj këtij ekipi” - ka deklaruar Alcantara.

Thiago Alcantara ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat