Interi i falet lojtarit boshnjak, fitore me peshë të madhe

Futboll

Interi i falet lojtarit boshnjak, fitore me peshë të madhe

Nga: K.G. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:35
Interi i falet lojtarit boshnjak, fitore me peshë të madhe

Interi i falet futbollistit boshnjak, Edin Dzeko, duke shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Shakhtar Donetsk, në takimin e xhiros së pestë të Grupit D Champions League në futboll. 

Dzeko shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, në minutën e 61-të e 67-të, duke i dhënë goditje përfundimtare rivalit.

Interi pothuajse e ka siguruar kualifikimin, renditet në pozitën e parë me 10 pikë, ka një më shumë se Reali. 

Sheriff me një ndeshje me pak mban vendin e tretë me 6 pikë e Shakhtar është në fund me 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat