Chelsea tremb Barcelonën

Futboll

Chelsea tremb Barcelonën

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:20
Chelsea tremb Barcelonën

Milionat mungojnë, arkat e klubit janë bosh dhe pavarësisht nevojës dhe dëshirës së Xavit për përforcime, presidenti Joan Laporta nuk mund të sjellë dot në “Camp Nou” një emër të madh.

Barcelona nuk mund të bëjë goditje të rëndësishme në merkaton e dimrit, por për drejtuesit ka një tjetër mision të rëndësishëm, rinovimin me talentet e skuadrës.

Është 17-vjeçari Gavi prioriteti i katalanasve, të cilët kanë takuar agjentin e fantazistit spanjoll për të përshpejtuar zgjatjen e kontratës me të.

Aktualisht, Gavi ka një kontratë deri në 2023 me klauzolë 50 milin euro. Kjo e fundit shqetëson drejtuesit duke parë se Chelsea po mendon seriozisht ta paguajë për të rrëmbyer lojtarin nga Barcelona.

Mesfushori adoleshent është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni te Barcelona, ekip me të cilin numëron 16 ndeshje (11 në La Liga dhe 5 në Champions League).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat