Ancelotti: E kemi dominuar takimin

Futboll

Ancelotti: E kemi dominuar takimin

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:30
Ancelotti: E kemi dominuar takimin

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp duke komentuar suksesin 3-0 ndaj Sherifit, që i ka siguruar kualifikimin për më tej. Në konferencë, tekniku italian është ndalur dhe te dëmtimi i Alabasë, që gjithsesi nuk duket shumë problematik.

“Në përgjithësi kemi luajtur mjaft mirë, e kemi dominuar takimin dhe nuk e kemi diskutuar fitoren. Jam i kënaqur nga ajo çfarë kam parë në fushë.

Donim të arrinim sa më shpejt kualifikimin dhe lojtarët ishin të vetëdijshëm për një gjë të tillë. Jemi në një fazë mjaft të mirë, ku gjithçka ecën sipas planeve. Sinjalet janë mjaft pozitive dhe premtojnë për mirë”, tha ai.

“Ka marrë një goditje në gju dhe për këtë e kemi zëvendësuar. Gjithsesi, nga informacionet e para nuk më duket se bëhet fjalë për diçka serioze. E llogaris në fushë të dielën në kampionat”, thotë Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat