Cuadrado: E dimë se çfarë gabuam

Futboll

Cuadrado: E dimë se çfarë gabuam

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:22
Cuadrado: E dimë se çfarë gabuam

Juan Cuadrado ka mbetur shumë i tronditur pas katër golave të marrë kundër Chelseas në stadiumin “Stamford Bridge”, por për anësorin kolumbian receta është një dhe e vetme:

“E dimë se çfarë gabuam, ndonëse ajo që nuk shpjegohet është mënyra dhe arsyeja pse nuk u ngjitëm asnjëherë në nivelin tonë.

Gjithsesi, e rëndësishme është që të paktën për kualifikimin në 1/8-at e Champions-it ajo humbje, edhe pse e rëndë, nuk ndikon. Thënë këtë, tani duhet të zbrazim sa më shpejt kokën e ta lëmë pas atë natë të shëmtuar", tha Cuadrado, transmeton Panorama.

Na presin mjaft ndeshje të tjera të vështira dhe delikate në vazhdim, ku nevojitet një reagim i fortë nga ana jonë. Këtë duhet ta bëjmë që ndaj Atalantës, të shtunën, ku i vetmi mendim nuk duhet të jetë disfata me Çelsin, përkundrazi, ta fshijmë nga koka atë, përndryshe do të gabonim dyfish”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat