Rekordmeni

Futboll

Rekordmeni

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski e bënë sërish.

Kampioni i Mançester Junajtidit dhe ai i Bajernit të Mynihut shënuan në të pesta ndeshjet e para të grupit të Ligës së Kampioneve për herë të dytë gjatë karrierës së tyre: CR7 e kishte bërë edhe në sezonin 2017-‘18, në atë në të cilin fitoi Champions-in e fundit me Realin e Madridit përpara se të transferohej te Juventusi.

Ndërkohë që polaku e kishte shënuar një rekord të tillë dy sezone më parë.

Përpara tyre, vetëm Haland, Nejmar, Rebrov dhe Alesandro del Piero. Por, sulmuesi portugez është i vetmi që ka shënuar në të gjashta ndeshjet e një grupi. Goli ndaj Vijarealit e afroi 36- vjeçarin me golin numër 800 në karrierën e tij (799).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat