Koulibaly: Nëse fitojmë titullin...

Futboll

Koulibaly: Nëse fitojmë titullin...

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:19
Koulibaly: Nëse fitojmë titullin...

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Diego Armando Maradonës, Kalidou Koulibaly tregoi në mikrofonat e ‘DAZN’ se çfarë përfaqësonte ‘El Pibe de oro’ për qytetin dhe ekipin e Napolit.

“Nëse do të më duhej të tregoja në një film, sezonin 2021/22 të Napolit do t’i jepja titullin ‘Në kujtim të Maradonës’. Do të ishte mirë t’ia dedikoja këtë sezon, me titullin do të ishte edhe më mirë.

Duke menduar se një legjendë si Maradona tha disa fjalë për mua, më bën të ndihem me fat.

I dërgova një letër duke i thënë se e prisja në Napoli, pata fatin ta shikoja në një ndeshje kundër Real Madridit dhe isha shumë i lumtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat