Dembele gjithnjë e më larg Barcelonës

Futboll

Dembele gjithnjë e më larg Barcelonës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:06
Dembele gjithnjë e më larg Barcelonës

E ardhmja e Ousmane Dembele gjithnjë e më larg Barcelonës. Pavarësisht përpjekjeve të Xavi Hernándezit për ta bindur që të qëndrojë me premtimin se do të jetë një lojtar i rëndësishëm dhe mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë në pozicionin e tij, vetë lojtari menaxheri i tij duket se kanë të tjera.

Ndërsa Xavi përpiqet të bindë Dembélénë, si me deklarata publike dhe me biseda personale, drejtuesit e “blaugranave” vazhdojnë të negociojnë me Moussa Sissoko, përfaqësuesin e tij.

Barça ia bërë një ofertë për rinovimin brenda mundësive aktuale, por Dembele dhe ambienti e tij e konsiderojnë të ulët.

Sot duket shumë e vështirë që Dembélé ta vazhdojë karrierën te Barça. Përveç Manchester United, që e ka një nga objektivat kryesore francezin për sezonin e ardhshëm, është shfaqur në skenë edhe Newcastle.

Me ardhjen e pronarit të ri saudit, Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, “magpies” do të kenë një injeksion të madh ekonomik dhe do të kërkojnë të blejnë lojtarë cilësore të bërë një ekip konkurrues, siç ka ndodhur me Manchester City-n pas mbërritjes së pronarëve arabë.

Newcastle mësohet se i ofrojnë 15 milionë euro në momentin e firmës dhe 15 milionë page sezonale.

Nisur nga kjo ofertë dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta që Barça po bën për të mbajtur Ousmane Dembelenë, sulmuesi francez, i këshilluar nga përfaqësuesi i tij, tashmë ndihet më shumë jashtë sesa brenda Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat