U rendit i katërti në garën për Topin e Artë, reagon Benzema

Futboll

U rendit i katërti në garën për Topin e Artë, reagon Benzema

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 23:14
Karim Benzema

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka reaguar pasi Lionel Messi fitoi Topin e Artë.

Francezi u rendit i katërti në këtë garë, pavarësisht që shumica e kanë parë si vendim jo i drejtë, duke marrë parasysh formën fenomenale që kaloi Benzema në vitin 2021.

Tani, Benzema ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, duke falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen.

“Faleminderit të gjithëve që më mbështetni. Unë luajë futboll për ju dhe shfaqja duhet të vazhdojë”.

Ndërkohë, para Benzemas për Topin e Artë u renditen Messi, Lewandowski dhe Jorginho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat