Inter interesohet për brazilianin Vinicius

Futboll

Inter interesohet për brazilianin Vinicius

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 12:00
Inter interesohet për brazilianin Vinicius

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi në Brazil ndjek një talent, Abner Vinicius da Silva Santos, thjesht Abner, është synimi i ri i Nerazzurrëve për post-Perisiç.

Klasi 2000, i fuqishëm në fazën sulmuese, i disiplinuar pas edhe pse ende i ri , ka aftësi fizike që do të ndihmonin zbarkimin në Evropë. 

Abner u nënshkrua nga Athletico Paranaense në vitin 2019 dhe vitin e ardhshëm, në sezonin e tij të parë si titullar, ai shënoi tre gola dhe tre asistime në ligë, por ajo që ishte më e habitshme ishte aftësia e tij mbrojtëse 181 centimetra i gjatë, veçanërisht mirë në lojën ajrore.

Duket se trajneri Tite po mendon pak edhe për kombëtaren e seniorëve. Lojtari vlen rreth 10 milionë, Interi është gati të ofrojë rreth 4.5 për një periudhë dyvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat