Eliminohen FC Shkupi dhe Shkëndija

Futboll

Eliminohen FC Shkupi dhe Shkëndija

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Eliminohen FC Shkupi dhe Shkëndija

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, Struga Trim Lum dhe Sileksit, janë gjysmwfinalisit në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë në futboll. Që të tre skuadrat, siguruan biletën e gjysmëfinales përmes ekzekutimit të penaltive, pasi që përballjet e çerekfinales, në kohën e rregullt, u mbyllën pa fitues.

Makedonija Gjorçe Petrovi përgati një befasi të madhe, duke eliminuar skuadrën e FC Shkupit, ndërsa Struga Trim Lum, me recetën e njëjtë, eliminoi kampionin aktual, skuadrën e Shkëndijës, në Tetovë.

Ndërkohë sfida në Kratovë, në mes Sileksit dhe Bragallnicës, u mbyll në barazim 1-1, ndërsa nga pika e bardhë, më e suksesshme u tregua skuadra vendase.

Kujtojmë se sfida e çerekfinales në mes Pelisterit dhe Vardarit, nuk u zhvillua, pasi që terreni në stadiumin “Tumbe Kafe” ishte mbuluar me borë. Me pajtim të të dy ekipeve, kjo përballje do të zhvillohet më 14 dhjetor.

Kupa e Maqedonisë – çerekfinale

Makedonija Gj.P. 0–0 FC SHkupi (4-1)

Sileksi 1 –1 Bregallnica (6-5)

Shkëndija 0-0 Struga Trim Lum (3-4)

Pelister – Vardari (14 dhjetor)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat