I dëshpëruar

Futboll

I dëshpëruar

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:05
I dëshpëruar

“Lajmet nuk janë pozitive, dëmtimi është i rëndë”.

Me këto fjalë e ka lajmëruar Antonio Conte mungesën e gjatë të Cristian Romero.

Mbrojtësi i Tottenham është dëmtuar me kombëtaren dhe do të qëndrojë jashtë për disa muaj:

“Do të duhet kohë para se ta shikojmë përsëri në fushë, sigurisht vitin e ardhshëm. Do të duhet ta kontrollojmë gjendjen e tij javë pas jave, por dëmtimi është i rëndë”, ka thënë trajneri italian.

“Do t’i duhet shumë kohë për të rikuperuar. Është për të ardhur keq sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne. Koha e rikuperimit? Janar, shkurt, nuk e di. Por është e sigurt se nuk do të luajë më në 2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat