Spikat ndeshja Manchester United - Arsenal

Futboll

Spikat ndeshja Manchester United - Arsenal

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:19
Spikat ndeshja Manchester United - Arsenal

Në futbollin evropian sonte do të zhvillohen disa ndeshje, e ku vëmendja kryesore është në Premierligë.

Derbi i vjetër ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit është në program nga ora 21:15 në stadiumin “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” nuk dinë për fitore ndaj “Topçinjve” që nga viti 2019, ndërsa e synojnë të parën sonte para shikuesve të tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të.

Ndërkohë, Arsenali i Mikel Artetës që ka hyrë në një ecuri fantastike të rezultateve, kërkon që përmes një fitoreje eventuale në ngritet në vendin e katërt.

Ballafaqimi tjetër i Premierligës për mbrëmjen e sotme është edhe ajo midis Tottenham Hotspur dhe Brentford.

Takim tjetër që ka rëndësinë e vetë është edhe ajo ndërmjet Lazios dhe Udineses.

Ndryshe, dueli në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën italiane, në Romë nis nga ora 20:45 dhe i takon javës së 15-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat