Kur Ferguson deshi të sulmonte fizikisht gazetarin

Futboll

Kur Ferguson deshi të sulmonte fizikisht gazetarin

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:01
Kur Ferguson deshi të sulmonte fizikisht gazetarin

Sir Alex Ferguson ka pasur mundësinë të drejtojë kampionë të mëdhenj gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, veçanërisht te Manchester United. Megjithatë, pak prej tyre shpëtuan nga “dushi i ftohtë” i tij. Britmat e skocezit, disa centimetra larg fytyrës së tyre, nuk iu munguan as yjeve si Beckham, Giggs apo Rooney.

Disa kanë arritur pothuajse gjithmonë ta shmangin këtë lloj përballjeje me Sir Alex dhe të kenë një vend në zemrën e trajnerit me sjellje të ashpër si skocezi. Ferguson ka qenë gjithmonë mbrojtës ndaj CR7, siç dëshmohet nga zbulimet e gazetarit anglez Geoff Shreeves.

Shreeves ka qenë për vite me radhë ppjesë e “Sky Sports” dhe ka pasur mundësinë të ndërveprojë shpesh me Ferguson. Duke folur për “Times” mbi përvojën e tij, kujtoi momentin kur Sir Alex mbrojti Cristiano Ronaldo para gazetarëve: “Përplasja më e fortë në fushë me Fergie? Absolutisht ajo për simulimin e Cristiano Ronaldos për të marrë penallti kundër Middlesbrough.

Patëm një grindje të rëndësishme, e cila rrezikoi të dilte nga kontrolli në tunelin e stadiumit. Ferguson gati u përplas fizikisht me mua. Nuk më goditi, sepse njerëzit e tjerë aty e penguan. Gjithsesi, Fergie kishte të drejtë dhe unë isha gabim. Pastaj folëm për këtë në mënyrë të civilizuar, e zgjidhëm çështjen dhe nuk u grindëm më kurrë”.

Është e vështirë të kuptosh nëse Sir Alex ishte kaq i zemëruar sepse një nga lojtarët e tij ishte akuzuar për simulim, apo sepse pyetja kishte të bënte me Cristiano Ronaldon. Por, që portugezi është, së bashku me Scholes, beniamini i vërtetë i skocezit, nuk ka dyshim.

Edhe pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Premier League, shfaqja publike e dashurisë së trajnerit për portugezin nuk mungoi asnjëherë, qoftë pas një tjetër fitimi të “Topit të Artë” apo në fund të një finaleje të Champions League, që përfundoi me triumf.

Zbulimet e Shreeves, pra, befasojnë, por deri në një pikë të caktuar. Në fund të fundit, CR7 gjithmonë ka shpjeguar se e konsideron Sir Alex si një baba të dytë. Dhe skocezi e mbrojti me “shpatë të nxjerrë nga milli”… djalin e tij para gazetarit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat