Ancelotti: Kam patur fatin të punoj me shumë yje

Futboll

Ancelotti: Kam patur fatin të punoj me shumë yje

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:37
Ancelotti

Real Madrid ka mundur Athletic Bilbao-n dhe ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionatin spanjoll.

Trajneri Ancelotti nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij pas ndeshjes dhe i ka thurur elozhe paraqitjes së portierit të tij, Thibaut Courtois.

“Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të mirë dhe që kishte pushuar dy ditë më shumë se ne dhe, mbi të gjitha, një skuadër që nuk kishte humbur asnjë ndeshje në transfertë”, ka thënë Ancelotti për Marca-n.

Për Courtois: “Është një nga portierët më të mirë që kam patur? Po bën gjëra të jashtëzakonshme. Kam patur fatin të kem portierë të mëdhenj, kam patur Cech, Neuer, Casillas, Diego Lopez… Por Thibaut është një nga më të mirët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat