Torino barazon me Empolin e Bajramit

Futboll

Torino barazon me Empolin e Bajramit

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 21:54
Torino barazon me Empolin e Bajramit

Torino ka barazuar në shtëpi me Empolin, me rezultatin 2-2, edhe pse e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike dhe shënoi dy gola pas 15 minutash lojë.

Pobega ishte ai që shënoi golin e parë për “demat” dhe pesë minuta më pas Marko Pjaca vallëzoi në hyrje të zonës dhe goditi mjeshtërisht dhe e çoi topin në rrjetë.

Me 2-0 aq shpejt u mendua si një shëtitje për skuadrën e Ivan Juric, por planet u prishën në minutën e 32-të, kur mbrojtësi i spikatur Singo u ndëshkua me karton të kuq.

Dy minuta më pas, një krosim nga këndi u kthye në gol nga Romagnoli, i cili me kokë goditi saktësisht dhe e hapi ndeshjen.

Vojvoda në fushë për Torinon, që mundohet të ketë ekuilibër dhe të ruajë epërsinë. Në pjesën e parë e bëri, ndërsa në të dytë La Mantia po me kokë ia doli të shënonte edhe golin e barazimit.

Empoli, me Bajramin në fushë nga minuta e 53-të, u mundua shumë që ta përmbyste rezultatin, por nuk ia doli edhe pse luajti për një orë me një lojtar më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat