Trajneri pësoi atak në zemër teksa festonte golin

Futboll

Trajneri pësoi atak në zemër teksa festonte golin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:35
Trajneri pësoi atak në zemër teksa festonte golin

Trajneri i Al Magda-s, Adham El-Selhedar ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak që ka përjetuar teksa festonte golin.

Ekipi mjekësor arriti me shpejtësi ku po ndodhte drama, por nuk pati asnjë ndihmë për trajnerin fatkeq.

El-Selhedar kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si trajner me ekipin Ismail gjatë viteve 1990, dhe arriti të fitojë si kampionatin ashtu edhe kupën kombëtare.

Ai ishte gjithashtu trajner i Al-Sharqiyah, dhe ai gjithashtu punoi në Libi në ekipin e Al-Ittihad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat