Josa: Mazrekaj është një lojtar që e njoh që nga Prishtina

Futboll

Josa: Mazrekaj është një lojtar që e njoh që nga Prishtina

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:01
Josa: Mazrekaj është një lojtar që e njoh që nga Prishtina

Pas fitores me rezultatin e thellë 5:0 ndaj Dinamos, në mikrofonat e “SuperSport” ka folur trajneri i Laçit, Mirel Josa, i cili ka analizuar këtë sukses me peshë për kurbinasit:

“Rezultati 5-0 mund të quhet i ekzagjeruar kur ke përpara Dinamon. Do të jem hipokrit nëse them që lojtarët nuk zbatuan atë që u thanë. Kishte probleme që bëmë dhe ne sidomos pas golit të parë. Ignjatoviç dhe Malota ishin shumë të përqendruar dhe kompakt.

Duhet shfrytëzuar kualiteti i tyre, Zarubica e ka treguar përpara se të vija unë, duhet të rikuperohet në 100%. Mazrekaj është një lojtar që e njoh që nga Prishtina.

Lojtarët duhet të jenë me këmbë në tokë sepse na presin shumë ndeshje të rëndësishme. Nuk mund të them që kam krijuar marrëdhënie të veçantë me Mazrekaj.

Duhet të më mirëkuptojë gjithë skuadra, kjo marrëdhënie me lojtarët dhe me gjithë grupin duhet të vazhdojë kështu. Nuk mund të them që Dinamos i lëshuam.

Kjo tregon se Laçi ka pasur lojtarë që të kuptojnë. Nuk dua të përmend emra të veçantë për rendimentin e tyre.”, përfundoi Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat