Çudira shqiptare, stërviten në errësirë

Futboll

Çudira shqiptare, stërviten në errësirë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:08
Çudira shqiptare, stërviten në errësirë

Pragndeshja e sfidës Teuta-Vllaznia është shoqëruar me një episod shumë të çuditshëm.

Të dy skuadrat kanë hyrë në stadium dhe kanë nisur nxemjen e zakonshme në errësirë të plotë.

Sipas “SuperSport”, drejtuesit e stadiumit “Elbasan Arena” kanë harruar të ndezin ndriçimin artificial në stadium në momentin e duhur dhe lojtarët janë detyruar që të nisin përgatitjet për duelin në terr.

Vetëm tërheqja e vëmendjes nga ana e drejtorit të Vllaznisë, Matko Djarmati, ka bërë që drejtuesit e stadiumit të aktivizojnë ndriçimin artificial dhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit në impiant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat