Balliu buzëqesh përballë Bares

Futboll

Balliu buzëqesh përballë Bares

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:55
Balliu buzëqesh përballë Bares

Rajo Vajekano ka fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Espanjolit. Në këtë sfidë luajtën dhe dy shqiptarë për skuadrat respektive.

Mbrojtësi Ivan Balliu luajti që nga minuta e parë për vendasit duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

Në krahun tjetër për Espanjolin luajti Keidi Bare. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Kabrera me një autogol në minutën e 54. Derbin e shqiptarëve e fitoi Balliu.

Me këtë triumf Rajo Vajekano shkon në kuotën e 27 pikëve në kampionat. Espanjoli nga ana tjetër mbetet në kuotën e 20 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat