LK/Ja mënyra se si Juventus mund t’ia rrëmbejë vendin e parë Chelseat në Grupin H

Futboll

LK/Ja mënyra se si Juventus mund t’ia rrëmbejë vendin e parë Chelseat në Grupin H

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 10:05
Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me disa ndeshje interesante, përfshirë këtu dy takimet që zhvillohen nga ora 18:45 mes Zenit e Chelsea dhe Juventus e Malmo.

Kampioni aktual i kësaj gare Chelsea veçse ka siguruar kualifikimin tutje, njëjtë sikurse Juventusi, ku pas pesë ndeshjeve kanë arkëtuar nga 12 pikë.

Momentalisht, “Blutë” e Londrës zënë vendin e parë në Grupin H me pikë të njëjta si Juventusi që renditet në vendin e dytë.

Nëse Juventusi dëshiron që të renditet në vendin e parë, do t’i duhet të shpresojë në dështim të Chelseat sot, dhe të sigurojë me çdo kusht fitore kundër skuadrës së Malmos sot.

Por nëse të dy skuadrat arrijnë që të regjistrojnë fitore sot, kjo do të nënkupton që Chelsea do të kualifikohet nga pozita e parë dhe Juventusi nga e dyta, pasi që nëse pikët janë të barabarta shikohen ndeshjet mes njëra-tjetrës për ta vendosur liderin e tabelës.

18:45 Juventus – Malmo

18:45 Zenit – Chelsea

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat