Conte: Absurde të flasësh për futboll në këtë situatë

Futboll

Conte: Absurde të flasësh për futboll në këtë situatë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:20
Conte: Absurde të flasësh për futboll në këtë situatë

Antonio Conte ka konfirmuar në konferencë për shtyp se tetë lojtarë dhe pjesë anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Tottenham, gjithsesi, pritet të luajë të enjten në mbrëmje kundër Rennes në Conference League, por ndeshja e kampionatit kundër Brighton mbetet në dyshim:

“Çdo ditë ka raste të reja pozitive. Të gjithë janë pak të frikësuar, edhe sepse kemi të gjithë familje”, ka thënë Conte.

“Të flasësh sot për futboll është absurde, ajo që po ndodh po më trishton. Situata është serioze, ka një vatër infektimi. Do të provojmë të përgatitemi për sfidën kundër Rennes, por do të jetë shumë e vështirë.

“Sot kanë dalë dy raste të reja pozitive. Po nesër? Ndoshta do të më takojë mua, kush e di. Më mirë unë se një lojtar, por nuk është e drejtë sepse secili nga ne është në kontakt me familjarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat