Skënderbeu fiton

Futboll

Skënderbeu fiton

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:56
Skënderbeu fiton

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 ndeshja në Korçë mes Skënderbeut dhe Egnatias, teksa vendimtarë kanë qenë golat e shënuar nga ana e Vitijës dhe Berishës në pjesën e dytë të ndeshjes. Falë këtij triumfi, vendasit rikthehen te suksesi pas tre takimesh pa fituar, ndërsa parakalojnë në renditje Egnatian duke u ngjitur në vendin e tetë të klasifikimit, ndërsa vlen të theksohet se të dyja ekipet tashmë janë në kuotën e 11 pikëve.

Sa i përket kronikës së sfidës, 45-minutëshi i parë ishte me shumë raste për të dyja skuadrat, mirëpo nuk ia dolën të konkretizonin, teksa Imeri për rrogozhinasit u ndal nga traversa.

Nga ana tjetër, Skënderbeu u kundërpërgjigj me një mundësi nga Mensah dhe Meksi të cilët nuk ditën të përfitonin. Megjithatë, në fraksionin e dytë, në minutën e 47 sulmuesi Mensah përfitoi dhe realizoi me kokë.

Rrogozhinasit provuan në vazhdim, megjithatë në fund të sfidës, Skënderbeu realizoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të finalizuar nga e Berishës. Kujtojmë, se në këtë ndeshje debutoi në stol për Egnatian, Zekirija Ramadani, por që nuk mundi ta shmangte disfatën.

Skënderbeu-Egnatia 2-0 (47′ Mensah, 88′ Berisha).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat