Vasquez ka rënë në radarin e Arsenalit

Futboll

Vasquez ka rënë në radarin e Arsenalit

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:28
Vasquez ka rënë në radarin e Arsenalit

Sipas El Nacional, Lucas Vasquez ka rënë në radarin e Arsenalit. Topçinjtë janë duke e monitoruar nga afër futbollistin e Real Madridit.

Vasquez ka qenë “jokeri” i Zinedine Zidane për shumë vite, edhe pse nuk ka pasur një vend të sigurt në formacion.

Situata e tij është e ngjashme edhe me Carlo Ancelottin, që e aktivizon lojtarin kohë pas kohe dhe më shumë në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Vet lojtari, i cili rinovoi kontratën verën e kaluar, do të ishte i kënaqur me një rrol tjetër, më të rëndësishëm dhe nëse nuk ia jep Reali, mund të joshet me ofertën e mundshme të Arsenalit që mund të arrijë në janar.

Vasquez është produkt i akademisë së Realit. Ai numëron 256 paraqitje me ekipin e parë, ka shënuar 27 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat