Ja formacionet zyrtare të Napolit dhe Leicester City

Futboll

Ja formacionet zyrtare të Napolit dhe Leicester City

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:48
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet derbi mes skuadrës së Napolit dhe Leicester Cityt, i vlefshëm ky për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat i ndajnë një pikë në Grupin C, ku Napoli renditet në vendin e tretë me shtatë pikë, një sosh larg Leicester që zë vendin e parë.

Në xhiron e fundit, skuadra italiane u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga Spartak Moscow, kurse Leicester shënoi fitore 3:1 kundër Legia Warsawa.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Napoli do të mungojnë Insigne, Koulibaly, Lobotka dhe Zanoli, kurse për Leicester nuk do të paraqiten Amartey, Benkovic, Daley-Campbell, Fofana, Iheanacho, Justin, Lookman, Pereira, Perez dhe Vestergaard.

Tanimë të dy trajnerët, si Spalleti i Napolit dhe Rodgers i Leicester kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Demme, Zielinski; Ounas, Lozano, Elmas; Petagna

Leicester City (4-2-3-1): Schmeichel; Bertrand, Soyuncu, Evans, Castagne; Tielemans, Ndidi; Barnes, Maddison, Dewsbury-Hall

Grupi C

18:45 Napoli – Leicester City (Stadiumi Diego Armando Maradona)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat