City ka një plan

Futboll

City ka një plan

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:03
City ka një plan

Manchester City është duke planifikuar që t’i ofrojë një kontratë të re porugezit Joao Cancelo.

Cancelo është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me ‘Citizens’ pavarësisht faktit se është duke luajtur në pozitën jo natyrale të tij.

Portugezi është duke u paraqitur në pozicionin e mbrojtësit të majtë në mungesë të lojtarëve stabil në këtë repart, e gjithashtu për shkak të konkurrencës së ashpër në krahun e djathë, me Kyle Walker që ka qenë një lojtar konsitent për shumë vite në atë pozicion.

Sidoqoftë pavarësisht se nuk po luan në pozitën natyrale të tij, atë të mbrojtësit të djathtë, 27-vjeçari është duke kaluar në një formë jetësore me Man Cityn, dhe kjo ka bërë që Man City të planifikojë një kontratë të re për portugezin.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka theksuar se Man City e konsideron Cancelon si një ‘lojtar kyç’ për të tashmen dhe të ardhmen dhe plani është që të hapen bisedimet dhe t’i ofrohet një kontratë e re në muajt e ardhshëm, transmeton "lajmi.net".

Ai u transferua tek Man City për tarifën prej 28 milion eurove plus Danilo dhe vlera totale ishte rreth 65 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat