Shkëndija ankohet në FFM

Futboll

Shkëndija ankohet në FFM

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:44
Shkëndija ankohet në FFM

Klubi i futbollit Shkëndija nga Tetova ka bërë të ditur se është ankuar në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Tetovarët janë ankuar që u dëmtuan nga gjyqtari në takim me Shkupin.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se KF Shkëndija ka dorëzuar ankesë deri te Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut për mënyrën se si arbitri Jakimovski e referoi ndeshjen e xhiros së 17-të.
Ankesës i është bashkëngjitur edhe një video-dëshmi ku shihet qartë ndarja selektive dhe tendencioze e drejtësisë nga ana e arbitrit Jakimovski. Në video-dëshminë mund të shihen disa nga rastet e dyshimta, por veçohen dy raste: 

1. Arbitri Jakimovski pa të drejtë dhe duke mos patur asnjë arsye, por me tendencë ndëshkoi me karton të kuq përfaqësuesin e KF Shkëndija. Gjatë momenteve të ndëshkimit me karton të kuq, Jakimovski ofendoi me fjalë fyese përfaqësuesin e klubit tonë.

2. Në minutën e 93-të kapiteni Egzon Bejtullai u ndal në mënyrë të palejuar, me gjest tepër jo korrekt dhe jo sportiv nga lojtari me numër 10 i Shkupit, Alvarez. Gjykojmë se Jakimovski në këtë rast duhej të tregonte karton të kuq për lojtarin kundërshtar”, njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat