Media italiane: Nëse Shqipëria pret Skënderbeun e ri, është ky

Futboll

Media italiane: Nëse Shqipëria pret Skënderbeun e ri, është ky

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:59
Media italiane: Nëse Shqipëria pret Skënderbeun e ri, është ky

Armando Broja po fiton gjithmonë e më tepër vëmendje në mediat e huaja. Jo vetëm në ato britanike dhe shqiptare, këtë herë sulmuesi shqiptar ka marrë interesimin e italianëve që i kanë kushtuar vëmendje.

“Vociditta” vjen me një artikull shumë interesant për Armando Brojën, duke e krahasuar me ndeshjet e para të Adrianos dhe Ibrahimovic. Gjithashtu nuk ngurrojnë që ta quajnë si Skënderbeun e ri të Shqipërisë.

“Pavarësisht se kishte lindur në Angli dhe kishte jetuar në tokën anglo-saksone, Broja kishte ide të qarta që në moshë të vogël: të luante për Shqipërinë. Që nga viti 2019 ai ka luajtur me ekipin nën 19 vjeç, pastaj nën 21 vjeç, përpara se të mbërrinte në kombëtaren e parë ku tashmë ka shënuar 3 gola në 10 paraqitje. Me një lëvizje futbollistike gjithnjë në rritje, Broja i bashkohet si një tjetër talenti shqiptar interesant pas Nedim Bajramit dhe Ernest Muçit.

Në pamje të parë, duke parë Brojën duke luajtur të sjell në mendje ndeshjet e para të Adriano-s dhe Ibrahimoviç. Sigurisht, braziliani dhe suedez kishin një avantazh në të njëzetat e tyre, por shqiptari nuk është aq i largët prej tyre. Broja nuk është një sulmues që pret topin në këmbë. Broja është një sulmues që krijon aksionin e tij duke xhongluar me tingujt e driblimit.

Ajo që befason Broja është edhe vetëmohimi i tij për të qenë sulmues i parë, duke shkuar për të fituar topin nga këmbët e kundërshtarit si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje.

Duke e bërë kështu sakrificën një tjetër karakteristikë të rëndësishme të tij. Broja zotëron jo vetëm aftësi të shkëlqyera driblimi në ngushticë, por edhe në fushë të hapur duke përdorur këmbët e tij të gjata. Nëse Shqipëria pret Skënderbeun e ri, Broja është gati të marrë përsipër”, shkruhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat