Përjashton Arthur një ditë para ndeshjes

Futboll

Përjashton Arthur një ditë para ndeshjes

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:20
Përjashton Arthur një ditë para ndeshjes

“Hapi ynë tjetër është ndeshja e nesërme. Na pret një ndeshje e komplikuar, Venezia shënon shumë në shtëpi, luan mirë, është e shkujdesur dhe duhet të rikuperojë veten nga një humbje e keqe. Ka nga ato fusha ku gjithçka duket më e vogël. Ne duhet të përshtatemi me to, me respekt.

De Sciglio është mirë, Mckennie është kthyer javën tjetër, Ramsey është ende jashtë, Arthur erdhi me vonesë për stërvitje sot dhe nuk do të jetë i grumbulluar. Këto gjëra ndodhin, nuk është një dramë, por një ditë para ndeshjes nuk është e drejtë të vonohesh. Nga java e ardhshme do të kthehet në grup”.

Këto janë fjalët e Massimiliamo Allegrit në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Juves ndaj Venezia. Më pas, trajneri bardhezi u ndal te Bernardeski dhe Dybala: “Bernardeschi në mënyrë paradoksale luan më mirë në të majtë. Dybala? Ai është mirë, i disponueshëm dhe gati për të luajtur. Nuk kemi marrë parasysh hipotezën e huazimit për Kaio Jorge, sepse do të gjejë hapësirën e tij”.

Disa fjalë edhe për vendin e parë në grupin e Champions-it: “Kjo arritje në fazën e grupeve është një kënaqësi, por tani duhet të mendojmë vetëm për kampionatin, për t’i dhënë stabilitet klasifikimit. Na vjen keq për Milanin dhe Atalantën, do të ishte mirë të kualifikoheshim katër skuadra italiane në raundin e dytë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat