Berisha ftohet në Kombëtaren e Kosovës

Futboll

Berisha ftohet në Kombëtaren e Kosovës

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:41
Berisha ftohet në Kombëtaren e Kosovës

Futbollisti i talentuar Naxhi Berisha është ftuar në Kombëtaren e Kosovës U-19.
Lajmi bëhet i ditur nga klub i futbollit Prishtina. 

“Talenti i skuadrës së juniorëve të FC Prishtinës, Naxhi Berisha, është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19.

Sulmuesi 17-vjeçar ka rënë në "radarin" e përzgjedhësit të kësaj grupmoshe, Ramiz Krasniqi derisa ditën e sotme është bashkuar me Përfaqësuesen që është tubuar në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali të Prishtinës.

Kosova do të jetë e tubuar në këtë kamp për tre ditë më radhë ndërkohë që përzgjedhësi Krasniqi do t'i ketë nën "llupë" futbollistët, të cilët mund të bëhen zyrtarisht pjesë e Kosovës U-19 nga viti i ardhshëm.

Berisha që dallohet për shtatlartësinë e tij (1.85), tashmë ka debutuar edhe me skuadrën e parë të Prishtinës në turneun që ditë më parë u organizua në Klinë për nder të legjendave të futbollit, Favzi Rama e Faton Domi.

Kryesia e klubit, stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarët, i dëshirojnë shumë suksese Naxhit në rrugëtimin e ri”, - njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat