Bekteshi premton më të mirën nga Prishtina

Futboll

Bekteshi premton më të mirën nga Prishtina

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:20
Bekteshi premton më të mirën nga Prishtina

Kampionia në fuqi e Kosovës, FC Prishtina ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të shtunën (13.00) ndaj Llapit në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, sfidë e cila i takon xhiros së 18 të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit, ka folur “muri” i mbrojtjes së “bardhekaltërve”, Leotrim Bekteshi.

“Pres që ta japim maksimumin në këtë ndeshje dhe sigurisht se sikurse në çdo takim tjetër, edhe kësaj radhe synojmë pikë të plota. Jemi përgatitur shumë mirë së bashku me stafin e trajnerëve dhe shpresojmë se me një fitore do ta mbyllin vitin kalendarik”, ka thënë Bekteshi për faqen e klubit.

“Atmosfera pas humbjes së fundit nuk ka qenë edhe aq e mirë, mirëpo ne jemi profesionist dhe duhet që të shikojmë përpara dhe humbja me Dritën duhet që të na shërbejë si mësim që ato gabime mos t’i përsërisim”, theksoi ai duke e komentuar edhe Llapin.

“Llapi e ka një skuadër shumë të mirë, e cila duhet vlerësuar maksimalisht. Jam i kënaqur që ndaj tyre do të luajmë në Lipjan pasi që fusha e mirë na konvenon edhe neve edhe Llapit”, përfundoi Leotrim Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat