Muçi djeg etapat dhe kthehet në stërvitje

Futboll

Muçi djeg etapat dhe kthehet në stërvitje

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 11:20
Muçi djeg etapat dhe kthehet në stërvitje

Ernest Muçi djeg etapat dhe kthehet në stërvitje me Legian e Varshavës.

I dëmtuar në sfidën e raundit të 5-të të fazës së grupeve në Europa League në transfertën ndaj Leicester City në Angli, sulmuesi i kombëtares shqiptare është kthyer në stërvitje ditën e premte edhe pse te Legia rreth dy javë më parë dolën me një njoftim që Muçi do të mungonte për disa javë, transmeton SS.

Mbetet për t’u parë nëse Ernest Muçi do të jetë i gatshëm për Legian që po zhvillon një sezon shumë të dobët teksa ndodhet në zonën e rënies nga kategoria që në takimin e kësaj të diele ndaj Wisla Plock apo rikthimi i tij do të shtyhet për takimin e së mërkurës ndaj Zaglebies.

Në këtë sezon në kampionat ish-sulmuesi i Tiranës ka shënuar 4 gola me Legian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat