Një nga të preferuarit e drejtuesve blaugranë

Futboll

Një nga të preferuarit e drejtuesve blaugranë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:45
Një nga të preferuarit e drejtuesve blaugranë

Në klubin e Barcelonës janë të vetëdijshëm se ndërhyrja në merkato është një detyrim për të rikthyer sërish skuadrën në nivelet më të larta. E në fakt, katalanasit kanë nisur të punojnë për të piketuar futbollistët e duhur dhe që mund t’i përshtaten stilit të trajnerit Xavi Hernandez.

Një nga të preferuarit e drejtuesve blaugranë është Ferran Torres, lojtar që aktivizohet me Manchester City në Premier League.

Një plus i madh për Barcelonën është miratimi i 21-vjeçarit për t’u rikthyer në La Liga pas aventurës me Valencian, megjithatë përtej dëshirave të dyjave palëve, anglezët janë të vendosur për të mos e lejuar lojtarin të largohet nëse nuk plotësohen kushtet e tyre financiare.

Kështu, duke njohur mentalitetin e anglezëve, Barcelona ka vendosur të rrisë ofertën në lidhje me Ferran Torres. Tashmë, katalanasit janë të gatshëm të ofrojnë 45 milionë euro në kesh për sulmuesin, ndërsa kësaj shifre mund t’i shtojnë edhe 15 milionë të tjera në formën e bonuseve.

Në këtë pikë, topi kalon në gjysmëfushën e anglezëve ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojnë të bëj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat