Ndreu: Kemi nevojë urgjente

Futboll

Ndreu: Kemi nevojë urgjente

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:10
Ndreu: Kemi nevojë urgjente

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu ka folur para medieve në lidhje me ndeshjen e nesërme në Kamzë ndaj Egnatias.

Tekniku i krutanëve e ka mendjen te merkato, teksa thekson se pret që skuadra të marrë pikë në tre ndeshjet e mbetura të këtij viti, për t’u përqendruar më pas në mbylljen e marrëveshjes me tre apo katër elementë të cilët sipas trajnerit janë cilësorë.

“Jemi në momente jo të mira, mungesat e shumta të ulin nivelin e lojës.

Nuk jemi mirë edhe në aspektin psikologjik, por tashmë gjithçka ka kaluar dhe do të mendojmë për ndeshjen me Egnatian. Është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, përplasemi me një skuadër afër nesh.

Do mundohemi të marrim maksimumin për të marrë pak oksigjen, nëse do të mendojmë që të arrijmë skuadrat e tjera, atëherë Egnatia është ajo që gjendet më afër. Nëse fitojmë do jemi në ritmin e duhur dhe prandaj kjo ndeshje merr rëndësi të veçantë dhe do punojmë në aspektin psikologjik që të paktën në 2-3 ndeshjet që kanë mbetur të mos dalim pa pikë.

Kemi nevojë urgjente për merkato dhe shpresoj të marrim maksimumin në këto ndeshje për të hyrë më pas në merkato. Momentalisht, kemi nevojë të përforcohemi në të treja repartet. Jemi në bisedime të përforcohemi me tre apo katër lojtarë cilësorë dhe jemi në përfundim të marrëveshjeve me ta”, u shpreh Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat