Kessie preferon Barcelonën para Madridit

Futboll

Kessie preferon Barcelonën para Madridit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:46
Kessie

Franck Kessie është në mesin e lojtarëve më të përfolur kohëve të fundit.

Mesfushori i Milan po refuzon të vazhdojë kontratën me ‘Rossoneri’ dhe me shumë gjasë do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.

Shumë skuadra janë vënë pas tij, dhe në mes këtyre skuadrave janë edhe Barcelona e Real Madrid.

Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se Kessie preferon skuadrën e Barcelonës para asaj të Realit.

Arsye për këtë besohet të jetë situata e dy klubeve. Kessie beson se te Barca do të kishte më shumë hapësira dhe rol më të rëndësishëm.

Xavi Hernandez do të ishte i lumtur ta kishte në skuadër mesfushorin e Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat