Muriqi vazhdon të qendrojë në hije

Futboll

Muriqi vazhdon të qendrojë në hije

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:59
Muriqi vazhdon të qendrojë në hije

Igli Tare ka nisur të mendojë për herët për merkaton që nis muajin e ardhshëm. Skuadra ka nevojë për përforcime, por për të blerë në fillim duhet të shesësh. Sarri kërkon elementë të rinj në sulm, teksa alternativa e vetme e Imobiles është Vedat Muriqi.

Megjithatë ky i fundit vazhdon të mbetet në hije edhe në këtë sezon, prandaj largimi do të ishte zgjidhja më e mirë për të, në mënyrë që ti hapë rrugën një sulmuesi të ri.

Sa herë lakohet emri i shtatlartit shqiptar në merkato menjëherë në skenë del Fenerbahçe, klub në të cilin 27-vjeçari pati momentin më të lartë të karrierës së tij. Por këtë herë skuadra turke nuk është e vetmja alternativë për Muriqin. Sipas “Radiosei“-t, për “piratin“ ka interes edhe nga klube të Serisë A, megjithëse nuk përmenden emra konkretë.

Ekipe të renditura në mesin dhe në pjesën e poshtme të tabelës kanë kërkuar informacione për Vedat Muriqin dhe ndoshta në janar mund të hidhen në aksion për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat